Lukashenko: Rusia do të ndihmojë Bjellorusinë të prodhojë raketa!

Botë | 4 vite më parë

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko është shprehur se Rusia do të ndihmojë Bjellorusinë në sferën e prodhimit të raketave. Marrëveshjet përkatëse janë arritur në nivelin më të lartë. Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko e bëri deklaratën gjatë konferencës qeveritare të mbajtur më 10 maj për të diskutuar kontratat e mbrojtjes shtetërore të këtij viti, raporton BELTA.

Lukashenko, gjatë një takimi me zyrtarët e mbrojtjes, tha se ngjarjet në Ukrainë treguan për rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me armë dhe furnizime moderne e efektive, dhe potencoi po ashtu rëndësinë logjistikës.

Lukashenko tha se ka fituar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të zhvilluar në Lindjen e Largët në Rusi, ku u diskutua me personat që janë të përfshirë në prodhimin e raketave në Rusi dhe ai tha se shprehu interesim që edhe Bjellorusia të bëjë përparime në këtë drejtim.

“Ne po krijojmë një raketë të re”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

“Një raketë shumë efektive e ngjashme me modelin e Iskanderit”, tha ai, duke shtuar se Rusia ka shprehur mbështetje të plotë për Bjellorusinë.

Rusia ka përdorur raketat e tipit Iskander gjatë luftës në Ukrainë, apo siç e quan Moska “operacion të posaçëm ushtarak”.

Rusia ka përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës, edhe pse Minsku ka thënë se trupat bjelloruse nuk janë të përfshira në pushtimin e Kievit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme