Lukashenko: Udhëheqësi i Wagner, Prigozhin është në Bjellorusi

Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar se themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është në Bjellorusi.
Lukashenko ka deklaruar se atij i është garantuar siguri, ashtu siç kishte kërkuar presidenti rus Vladimir Putin.
Yevgeny Prigozhin pranoi të largohej nga Rusia pasi tërhoqi trupat e tij, ndërsa Putin tha këtë të martë (27 qershor) se ndaluan një luftë civile, pas rebelimit të Wagnerit.
Në një takim me zyrtarë të lartë, ai tha se shteti rus shpenzoi mbi 1 miliard dollarë për financimin e Wagner në 2022-2023. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar përgatitjet që grupi mercenar Wagner të dorëzojë pajisjet e tij të rënda ushtarake.
Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se rebelimi i tij ishte një përgjigje ndaj planeve të qeverisë për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të grupit mercenar./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




