Lumi Shkumbin kthehet në destinacion turistik për elbasanllijtë, kryesisht për moshën e tretë

Këtë vit lumi Shkumbin është kthyera në një destinacion turistik për vendasit dhe kryesisht për moshën e tretë. Banorët shprehen se turizmi lumor është i përballueshëm për xhepin e tyre. Nga ana tjetër, ata i bëjnë thirrje pushtetit vendor për pastrimin e zonës përgjatë lumit Shkumbin.
I njohur për freskinë e ujit dhe të pyjeve lumi i Shkumbinit tërheq çdo vit me dhjetëra banorë nga Elbasani. Janë kryesisht pensionistë apo familjarë ata që i qëndrojnë besnik turizmit lumor, të cilin e quajnë jo vetëm të bukur, por edhe me pak shpenzime. Por në ndryshim nga vitet e tjera, numri i pushuesve këtë vit është më i madh. Sipas këtyre të fundit, shkak është bërë kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve përgjatë vijës bregdetare.
Megjithatë mungesa e vëmendjes nga pushteti vendor është e dukshme. Teksa kërkojnë vëmendje për turizmin lumor ankohen për ndotjen e ujit edhe pse kjo gjë nuk i ka stepur ta frekuentojnë. Në një gjatësi prej 181 kilometrash, lumi i Shkumbinit ofron jo vetëm plazhin e pyllin, por edhe vende për peshkim dhe zona piktoreske që mund të vizitohen kryesisht fundjavave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




