Lumjani, Kadri Skeja, 60 vjet në skenë -Nderohet në 76 vjetorin e lindjes, me një aktivitet artistik

Kulturë | 2 vite më parë

Mbrëmë i mbushi 76 vite jetë, por në skenë u ngjit ashtu si 60 vite më parë, elegant e virtuoz, i mirëpritur e i duartrokitur. Kadri Skeja me aktivitetin  e tij të larmishëm artistik si koreograf, drejtues e mbështetës financiar,   i shoqërisë “Agimi “ në 6 dekada, u mirëprit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e kudo ku fjala, kënga e vallja frymon shqip.

Spektatori, kolegët, miqtë dhe pasuesit e tij në rrugën e artit, e kanë një udhërrëfyes Kadri Skejën, që e identifikojnë lumjanin me origjinë nga Kalaja e Dodës, me vetë shoqërinë “Agimi” , që dhe në kohët më të vështira nuk e ndali këngën dhe vallen shqipe.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme