Lushnja dhe Besa mbeten në Kategorinë e Parë

Janë luajtur të enjten dy sfidat e “play-out”-it midis Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së dytë, për të vendosur se cilat do të jenë dy skuadrat që do të plotësojnë nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit sezonin e ardhshëm. Kështu, në duelin e zhvilluar në Stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, Lushnja ka mundur Ilirinë e Fushë-Krujës me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në secilin skaj të kundërt të lojës.
Kështu, sfida pamje të së cilës na përcjell kjo kronikë, ka nisur mjaft mirë për skuadrën lushnjare, e cila ka gjetur golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të Kasmollarit.
Me epërsinë minimale të myzeqarëve do të mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë, ndërsa ajo e dyta do të jetë e luftuar, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lushnja ka gjetur edhe golin e dytë, me anë të Dragojit.
Lushnja mund kështu Ilirinë e Fushë-Krujës me rezultatin 2-0 dhe siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë, ashtu sikundër ka bërë edhe Besa e Kavajës, që ka mundur 3-1 AF Luftëtarin, në takimin tjetër, që luajtur në Stadiumin “Flamurtari” po të enjten pasdite.
Golat e Eminit në minutën e 7-të dhe Alfuseinit në të 32-ën e vunë Besën në kontroll të lojës, dhe ndonëse Ziaji shkurton shifrat për gjirokastritët në minutën e 49-të, Spahiu vulosi në të 55-ën fitoren 3-1 të kavajasve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




