Lushnje, nis shpërndarja e naftës për fermerët

Ekonomi | 4 vite më parë

Ka nisur shpërndarja e naftës për fermerët. Përllogaritja e sasisë që do të përfitojnë nga skema është bërë në bazë të kulturave të mbjella.

Me qindra fermerë në Lushnje, Fier dhe Vlorë po pajisen me kartën e naftës.

Fermerët që aplikuan të parët pas thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë, për skemat subvensionale, janë kontigjenti që po tërheqin kartat e naftës. 

Fillimisht po shpërndahet nafta për sipërfaqet e tokës së mbjellë me kultura pranverore. 

Për drithërat jepet 63 litër naftë për ha, për drufrutoret 81 litër për ha, për perimet 81 liter për ha dhe për foragjeret 96 l / ha. 

Në total në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Lushnje  po shpërndahen 588 karta nafte për Lushnjen, 480 për Fierin, 180 për Gjirokastrën, 97 për Vlorën dhe 197 për Divjakën.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme