Luton ndryshon protokollin e ndërhyrjes së shpejtë

Angli | 3 vite më parë

Episodi lidhur me Tom Lokeri ka bërë që Luton të ndryshojë protokollin e ndërhyrjes së shpejtë. Mbrojtësi, i cili u shemb në tokë pasi pësoi një arrest kardiak, tani është stabilizuar.

Sipas “Daily Mail” skuadra e Luton do të ndryshojë diçka në protokollin mjekësorë pasi kjo nuk ishte hera e parë që kapiteni pësonte një arrest kardiak. Diçka e tillë i kishte ndodhur edhe shtatë muaj më parë.

Mësohet se Lokeri kishte pasur probleme kardiake edhe gjatë muajit maj në një ndeshje të vlefshme për fazën play-off të Championship (Kategoria e Parë angleze). Pas kontrolleve të ndryshme stafi mjekësorë i Luton i kishte hapur dritën jeshile për tu rikthyer në fusha në qershor.

“Daily Mail” ka mësuar se tani stafi mjekësorë do të rivlerësojë me shumë kujdes situatën e lojtarit. Ajo çfarë ndodhi në “Vitality Stadium” është diçka e rëndë dhe mund të përfundonte në një tragjedi.

29-vjeçari ka luajtur në 15 prej 16 takimeve të zhvilluara këtë sezon nga Lutoni në Premier League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme