LZHK me surpriza në shtator, Dashamir Shehi paralajmëron krijimin e një grupi të ri parlamentar

Aktualitet | 2 vite më parë

Nga qyteti I Elbasanit, Kreu i LZHK Dashamir Shehi  ka paralajmëruar krijimin e një grupi të ri parlamentar me nisjen e sesionit të vjeshtës.

Duke folur për aktualitetin politik në vend, Shehi u fokusua tek  përgatitja për sesionin e ri parlamentar duke synuar  ngritjen e një grupi parlamentar me të paktën 7 deputetë si edhe përgatitjet për zgjedhjet e 2025. Kreu I  LZHK-së u fokusua tek turizmi dhe bujqësia në funksion të zhvillimit të vendit.

Këto deklarata Shehi i bëri nga qyteti I Elbasanit gjatë takimit me rastin e 96 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme