Macron dhe Scholz i kërkojnë Putinit të bien dakord për armëpushim

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin me Ukrainën gjatë një telefonate 75-minutëshe të shtunën raporton BBC.
“Biseda është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë,” tha një zëdhënës i Scholz, por vuri në dukje se pjesëmarrësit kishin rënë dakord të mos thonë asgjë më tej në lidhje me detajet e sakta të diskutimeve.
Scholz kishte folur më herët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për situatën, shtoi zëdhënësi.
Ndërkohë, Kremlini tha se Putini kishte kritikuar atë që ai e quajti “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat e Ukrainës, megjithëse deklarata nuk shtjellonte se çfarë shkeljesh kishte ngritur Putini.
“Putini i informoi (ata) për gjendjen reale të punëve,” tha zyra e tij në një deklaratë. “Në veçanti, u cituan fakte të shumta të shkeljes flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat ukrainase të sigurisë”, thuhet në deklaratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




