Macron: Do të punojmë me presidentin Erdogan për armëpushim në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se do të punojë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për të arritur një marrëveshje armëpushimi për “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë. Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, pas samitit të NATO-s dhe G-7, zoti Macron tha se ai dhe presidenti Erdogan, ndanin “të njëjtën perspektivë” për luftën Rusi-Ukrainë, si dhe kishin rënë dakord për një operacion të përbashkët humanitar në Ukrainë, veçanërisht në qytetin e Mariupol.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




