Macron i kërkon presidentit Xi hapjen e tregut kinez

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi homologut të tij kinez, Xi Jinping të kontribuonte për të bërë marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës më të favorshme për sa i takon çështjeve tregtare.

Pak ditë nga samiti i G20-s në Romë dhe COP26-s në Glasgou, ku lideri kinez nuk do të jetë i pranishëm, dy presidentët diskutuan temat e mëdha ndërkombëtare nga pandemia, klima, tregtia, Afganistani e deri tek fuqia bërthamore iraniane.

Presidentët diskutuan gjithashtu edhe tensionet në rritje mes Kinës dhe SHBA-së.

Macron, vendi i të cilit në janar do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i kërkoi Xi-së të bënte më shumë për marrëdhëniet euro-kineze në kuptimin e një ekuilibri reciprok më të madh, në veçanti, në lidhje me aksesin në tregti.

Ndër të tjera, presidenti francez i kërkoi Pekinit të heqë masat shtrënguese të ndërmarra ndaj disa shteteve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të institucioneve të Parlamentit Evropian, në përgjigje të sanksioneve të miratuara më 27 mars mbi persekutimin ndaj minoritetit mysliman Ujgur në rajonin kinez të Xinjiangut./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme