Macron takohet me Xi Jinping: E di që mund të mbështetem tek ju për të rikthyer Rusinë në arsye

Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën që po zhvillon në Kinë, është takuar me homologun Xi Jinping. Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka qenë një prej çështje kryesore që dyshja ka diskutuar. Macron i ka thënë Xi-së se “Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një goditje stabilitetit. E di që mund të mbështetem tek ju për të rikthyer Rusinë në arsye dhe të gjithë në tryezën e bisedimeve”.
Gjatë vizitës së tij në Kinë, Macron shoqërohet nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen.
Presidenti francez, i cili mbërriti të mërkurën për një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, shtrëngoi duart me Xi jashtë Sallës së Madhe të Popullit, zemra e pushtetit në kryeqytetin e Kinës.
Xi e përshëndeti mysafirin e tij në një qilim të madh të kuq të veshur me flamuj kinezë dhe francezë ndërsa luheshin himnet kombëtare të vendeve, raporton Reuters.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



