Magdalena Andersson kryeministrja e parë e Suedisë

Botë | 5 vite më parë

Socialdemokratja Magdalena Andersson u zgjodh nga parlamenti si kryeministrja e parë e Suedisë.

Aktualisht ministre e Financave, Andersson pason Stefan Lofven, i cili zyrtarisht njoftoi dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji, pas shtatë vjetësh në detyrë.

Lofven njoftoi në gusht se ai do të tërhiqej fillimisht si lider i socialdemokratëve dhe më pas si kreu i qeverisë.

Andersson u bë kreu i partisë në fillim të këtij muaji./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme