Makina ushtarake përplaset me autobotin në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 6 ushtarë

Aktualitet | 2 vite më parë

Përplaset automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës me autobotin në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.

Për pasojë 6 ushtarakë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme