Maks Verstapen bë “ligjin” në Francë

Formula 1 | 4 vite më parë

Kampionati Botëror i Formulës 1 ka zhvilluar të dielën e garën e 12-të të saj, që sinjalizoi gjithashtu edhe nisjen e gjysmës së dytë të këtij sezoni, që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar. Dhe ka qenë kampioni në fuqi i botës, Maks Verstapeni, i cili korri në Çmimin e Madh të Francës, fitoren e 6-të të këtij sezoni dhe, të 27-tën në karrierën e tij, duke e thelluar edhe më tepër kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve kundrejt ndjekësit më të afërt dhe rivalit të tij, Shark Lëklerkut.

Në fakt, kjo ishte një fitore e dhuruar nga piloti i ri nga Montekarlo, i cili u nis nga vendi i parë me “Ferrari”-n e tij dhe, teksa po kryesonte i pashqetësuar, pasi Verstapeni kishte mbetur prapa pasi pati ndaluar për të ndërruar gomat, ai doli nga pista dhe u përplas me murin rrethues të pistës, duke e mbyllur garën e tij në xhiron e 17-të.

Që nga ai çast, gara u shndërrua në një formalitet për pilotin holandez të “Red Bull”-it, i cili vijoi t’i përshkonte pa probleme 36 xhirot e mbetura dhe të kalonte i pari vijën e finishit, i shkëputur mbi 10 sekonda nga Ljuis Hemiltoni, që mori, për herë të parë këtë sezon, vendin i dytë, ndërsa britanikut të “Mercedes”-it iu bashkua në podium shoku i skuadrës dhe bashkëatdhetari i tij, Xhorxh Rasëll, i cili, 3 xhiro para fundit, i vodhi vendin e 3-të Serxhio Perezit, me pilotin e “Red Bull”-it që e pagoi shtrenjtë humbjen e përqendrimit.

Karlos Sainz mbajti lart flamurin e “Ferrari”-t në këtë garë, duke marrë vendin e 5-të, një arritje e shkëlqyer kjo nëse mbahet parasysh se ai u nis nga vendi i 19-të, apo vendi i parafundit.

Maks Verstapen kryeson tashmë në kuotën e 233 pikëve, 63 pikë më tepër sesa Lëklerk dhe 70 më tepër sesa Peres, ndërsa në renditjen ekipore, “Red Bull” është ngjitur në kuotën e 396 pikëve, i ndjekur nga “Ferrari”, me 314 dhe “Mercedes”-i me 270 pikë.

Mund të jetë një imazh i ‎3 persona dhe ‎teksti që thotë "‎HOP1O 10 TOP 1ST ב ST 2ND Fe CIM 1e GIPAO TRONE 赤日AL大H BYBIT Tezos RACLE 1 Bull TIBA TIBE EWIS S MAX ORGE HAMILTON VERSTAPPEN PEREZ RED BULL RACING SAINZ RUSSELL FERRARI ALONSO ALPINE NORRIS MCLAREN 5T ΣΟΝ ALPINE στΗ 7TH RICCIARDO MCLAREN STROLL εTH ASTON MARTIN 9TH 10TH‎"‎‎

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME E PILOTËVE

  1. Max Verstappen 233
  2. Charles Leclerc 170
  3. Sergio Perez 163
  4. Carlos Sainz 144
  5. George Russell 144
  6. Lewis Hamilton 127
  7. Lando Norris 70
  8. Esteban Ocon 56
  9. Valtteri Bottas 46
  10. Fernando Alonso 37
  11. Kevin Magnussen 22
  12. Daniel Ricciardo 19
  13. Pierre Gasly 16
  14. Sebastian Vettel 15
  15. Mick Schumacher 12
  16. Yuki Tsunoda 11
  17. Guanyu Zhou 5
  18. Lance Stroll 4
  19. Alexander Albon 3
  20. Nicholas Latifi 0

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme