Malaj pret përfaqësuesin e përhershëm rajonal të FMN për Ballkanin Perëndimor

Ekonomi | 2 vite më parë

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim përfaqësuesin e Përhershëm Rajonal të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa.

Malaj theksoi se bashkëpunimi me FMN-në, mbetet i një rëndësie të veçantë në drejtim të financave publike dhe reformave që po zbaton Qeveria Shqiptare.

“Diskutuam mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike”, deklaroi Mala.

Ministri informoi se i shprehu përfaqësuesit të FMN-së, Sosa angazhimin e Ministrisë së Financave për të vijuar punën për konsolidimin fiskal dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme