Maldive terminal për avionët e ujit

Kontraktuesi kinez “Beijing Urban Construction Group” (Bucg) i dorëzoi zyrtarisht terminalin e avionëve të ujit operatorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Velanës në Maldive, “Maldives Airports Company Limited” (MACL).
“Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 28.000 metra katrorë dhe objekte të plota ujore, terminali i hidrovolantëve do të përmirësojë cilësinë e shërbimit turistik dhe kapacitetin pritës të Maldiveve, si dhe do të rrisë më tej ekonominë lokale”, -deklaroi drejtori i projektit të “Bucg”, Zhang Fenglin, citon “Xinhua”.

Sipas zëvendësdrejtorit të “MACL”, Mohamed Solah, kontraktorët kinezë kanë kapërcyer sfidat e paraqitura nga pandemia Covid-19 dhe kanë siguruar përfundimin dhe vënien në punë të projektit.
“Ne mezi presim të shohim një zhvillim të ri për turizmin në Maldive pas vënies në punë të terminalit të avionëve të ujit”, -tha ai.
“Bucg” gjithashtu përfundoi ndërtimin e një projekti tjetër për Maldivet, aeroportit “Madivaru”, në shkurt të këtij viti, i cili pritet të shërbejë si një aeroport i brendshëm si për vendasit ashtu edhe për turistët e huaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




