Mali i Zi nuk do pranojë refugjatët afganë: S’kemi detyrim!

Rajon | 5 vite më parë

Mali i Zi nuk do të pranojë refugjatët afganë të cilët po largohen pasi Talibanët kanë marrë kontrollin e Kabulit, deklaroi Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Në një deklaratë për median ministria konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën 60 shtete u bëhej thirrje të respektojnë dhe të lehtësojnë largimin e shtetasve të huaj dhe afganë që duan të largohen nga vendi.

Por shtoi se Mali i Zi nuk ishte “i detyruar të pranonte përkohësisht afganët të cilët ndihmuan forcat aleate, pasi asnjë detyrim i tillë nuk parashikohet tek kjo deklaratë”.

“Mali i Zi ka mbështetur nismën, e cila bën thirrje që të gjithë ata që duan të largohen nga vendi të lejohen ta bëjnë këtë, duke përfshirë nevojën për rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare të mbeten të hapura,” konfirmoi njoftimi për shtyp.

Sidoqoftë, Mali i Zi, “në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, kështu që ne theksojmë se kjo temë duhet të raportohet me ndjeshmëri të veçantë për hir të saktësisë në informimin e publikut”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme