Mali i Zi, shkarkohet kryetari i Kuvendit Aleks Beçiç

Rajon | 5 vite më parë

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti thirri deputetet në një seancë për votuar shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleks Beçiç. Beçiç është udhëheqës i Demokratëve, subjekt që ishte kundër rrëzimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq. 

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zëvendësuan kryetarin aktual Aleks Beçiç. Për shkarkimin e tij  votuan 43 deputetë, kundër 36 dhe vetë Beçiç abstenoi. Me shkarkimin e Beçiçit, praktikisht u promovua shumica e re parlamentare në Parlamentin e Malit të Zi, të cilën e pranoi edhe Ervin Ibrahimoviç, kryetari i Partisë Boshnjake. 

Disa deputetë të DF, Demokratëve, të Djathtës së Malit të Zi dhe Malit të Zi të Bashkuar thanë se kjo ishte vjedhje e vullnetit zgjedhor të shprehur më 30 gusht 2020 në zgjedhjet parlamentare. 

Për shkak të largimit të Beçiçit, demokratët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mërkurën në orën 18 të protestojnë para kishës së Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë. 

Në fjalën e tij para votimit, Beçiç tha se pretendimet nga propozimi për shkarkimin e tij nuk janë të bazuara dhe se është absurde të kërkohet shkarkimi i njeriut të parë të Kuvendit.

Ai tha se ndihet krenar për rezultatet e arritura gjatë kohës që ishte kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Propozimi për largimin e Beçiçit erdhi nga opozita, e cila është pjesë e krizës politike në Mal të Zi, e cila kulmoi në fund të javës së kaluar me shkarkimin e qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

URA dhe opozita në bashkëpunim mes tyre, mblodhën vota dhe zëvendësuan Beçiç. 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme