Mamografia lëvizëse në Vaun e Dejës- Interes për kontroll nga gratë artizane

Gratë artizane në Bashkinë Vau Dejës duke parë nevojën e madhe për depistime kërkuan që mamografia lëvizëse të jetë e pranishme për dy javë në këtë Bashki. Për këtë artizanet i janë mirënjohëse zonjës së parë të shtetit.
Interesi I grave ka qenë i lartë. Mamografia lëvizëse në një ditë ka kapacitet të kryejë 15 depistime, por gjatë këtyre ditëve janë aplikuar deri në 17 raste, kryesisht të rekomanduara më herët nga mjeku i qendrës shëndetësore.
Mamografia lëvizëse ndodhet në Vau Dejës prej 10 ditësh. Do të vijojë të jetë në Koman dhe Naraç deri të premten. Që nga muaj tetor i vitit të shkuar, kjo është hera e tretë që mamografia lëvizëse qëndron në Vau Dejës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




