Manastirliu: Investimi në rrugën e Vilëzës në Zall Bastar, më shumë zhvillim për zonën

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Vilëz në Zall Bastar, në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”.
Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi rëndësinë e rrugës së re që lidh fshatrat përreth, duke e cilësuar si një investim të madh për komunitetin.
“Kjo rrugë për ju është zhvillim, kjo rrugë për ju është akses, kjo rrugë për ju është edhe më shumë mirëqenie për secilën prej familjeve tuaja”, u shpreh Manastirliu para banorëve.
Në takim ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, i cili nënvizoi se tashmë është miratuar fondi nga Bashkia e Tiranës për realizimin e rrugës së Vilëzës.
“Sot jemi në stadin dhe në miratimin e këtij fondi që ka caktuar bashkia e Tiranës që më së fundi ta kemi të kryer rrugën e Vilëzës”, tha ai.
Banorët e zonës vlerësuan investimet e fundit në këtë komunë dhe theksuan lehtësinë që sjell rruga e re për lëvizjen dhe zhvillimin e komunitetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




