Mançester Junajtid-Pogba, divorci në fund të sezonit

Paul Pogba dhe Manchester United duket se kanë arritur në fundin e bashkëpunimit të tyre. Kështu të paktën ka raportuar Marca, e cila nënvizon se këtë herë është klubi i Premierligës që ka hequr dorë nga rinovimi me mesfushorin francez. Sipas spanjollëve, Djajtë e Kuq nuk besojnë se performanca e mesfushorit është adekuate për investimin e bërë për të dhe për këtë arsye dyshojnë se ia vlen t’i jepet një kontratë tjetër e rëndësishme dhe e gjatë.
Problemet e tij të ndryshme fizike luajtën një rol në këtë vendim dhe Marca pretendon se një qëndrim në Old Trafford tani është “pothuajse i përjashtuar”. Prandaj, kjo mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për të gjitha klubet e interesuara, përfshirë sigurisht Real Madridin. Në çdo rast, merengët nuk do të kishin ndërmend të ofronin një pagë faraonike siç do të donte prokuratori i tij Mino Raiola. Edhe sepse Ancelotti e pëlqen lojtarin, por Florentino Perez nuk është plotësisht i bindur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




