Mançester Junajtid, prezantohet Ragnik

Manchester United ka zyrtarizuar, me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, ardhjen e Ralf Rangnick në stol: një detyrë e përkohshme deri në fund të sezonit. Pas kësaj periudhe, Ralf do të vazhdojë të luajë një rol këshillues edhe për dy vite të tjera. Gjermani rreth një vit më parë ishte pranë Milanit, në rast shkarkimi të Stefano Piolit, i konfirmuar më pas te kuqezinjtë.
Fjalët e para si trajner i Manchester United për Ralf Rangnick: “Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe jam i fokusuar që këtë sezon të jetë një sukses për klubin – tha trajneri gjerman – Skuadra është plot me talente dhe ka një ekuilibër të madh mes të rinjve dhe atyre me përvojë. Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të synojnë t’i ndihmoj këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe mbi të gjitha si ekip. Gjithashtu pres me padurim të mbështes objektivat afatgjata të klubit si konsulent”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




