Manchester City, 300 milionë për merkaton nëse ikën Guardiola

Manchester City është gati për një revolucion në merkato nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit aktual.
Një skenar që nuk duket i pamundur, pasi kontrata e spanjollit skadon në vitin 2025. Guardiola ka fituar gjithçka me klubin anglez dhe më shumë se një herë ka deklaruar se mund të nisë një aventurë të re në karrierë.
“Mirror” raporton se “qytetarët” janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë stërlina në merkaton e ardhshme për të nisur një cikël të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




