Manchester City dorëzohet në shtëpi, e mund Brentford

Angli | 4 vite më parë

Mrekulli e pabesueshme e Brentfordit në shtëpinë e Manchester City, me fitoren që ka arritur edhe në minutën e shtatë të kohës shtesë falë Toney. Guardiola humbet mundësinë për të kaluar Arsenalin në klasifikim. Një fillim sprint nga miqtë që vunë menjëherë në ankth mbrojtjen e City, por Ederson u tregua në lartësinë e duhur si në 3′ nga gjuajtja e Onyekës dhe në 7′ nga gjuajtja e afërt e Toney.

Avantazhi i Brentford është në ajër dhe në minutën e 16-të është Toney që shënon dhe këtë herë Ederson nuk mund të bëjë asgjë. City hidhet përpara në kërkim të barazimit, rreth gjysmë ore VAR vihet dy herë në punë nga të besuarit e Guardiolës, por si prekja me dorë e Henry ashtu dhe rënia e De Bruyne nuk është në nivelin e penalltisë.

Përpjekjet e vendasve konkretizohen në fundin e pjesës së parë me Foden që tregohet I saktë në finalizim duke firmosur për 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, një dëmtim i Laporte e ndërpreu lojën për rreth tetë minuta, mbrojtësi i Cityt u ngrit pas trajtimit mjekësor dhe mundi të vazhdonte me një fashë të dukshme në kokë. Në të 66′ Gundogan humbet një mundësi të artë për avantazhin, ndërsa në të 70′ është Laporte që bën mrekullinë dhe shpëton portën e tij me një ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Në të parën e 10 minutave të rikuperimit është përsëri Toney që ka shansin e madh për t’i dhënë fitoren Brentfordit por Ederson del mire. Në minutën e 97-të në kundërsulm këtë herë portieri brazilian nuk mund të bëjë asgjë me Toney-n e zakonshëm që nga një metër, dhe me portë bosh, dërgon lehtësisht topin në rrjetë.Nuk është iluzion, është Brentford.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme