Mançini: Katar 2022? Shpresojmë t’u bëjmë një dhuratë italianëve

Uncategorized | 5 vite më parë

Italia, pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës Katar 2022 përmes fazës së grupeve, do të rikthehet në fushë në mars për të tentuar të rrëmbejë biletwn për Kampionatin Botëror. Në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Palermo (24 mars), më pas në rast fitoreje do të sfidojë fituesen e çiftit Portugali-Turqi (29 mars).

Roberto Mancini, me rastin e festave të Krishtlindjeve që po afrohen, e shfrytëzoi këtë për një vizitë në departamentin e neuropsikiatrisë pediatrike të pavijonit pediatrik të spitalit Sant’Orsola në Bolonja: “Fëmijët me siguri do të jenë tifozë të skuadrave të ndryshme, unë. shpresoj të sjell një moment lumturie, në një situatë mjaft të vështirë”, komenton trajneri.

I pyetur për ndeshjet e play-off-it për kualifikimin e kombëtares për Botërorin 2022 në Katar, u përgjigj si vijon: “Nga këtu deri në mars ka ende kohë dhe shpresojmë që të mund të bëjmë një dhuratë për të gjithë italianët dhe fëmijët që vuajnë më shumë në këtë kohë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme