Mandati i Xhaçkës/ Shtyhet mbledhja, Alibeaj-Nikollës: Po zvarrit çështjen! Bardhi: Ke dy muaj që mbron ministren

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për t’i hequr mandatin deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.
Vetë ministrja nuk është paraqitur në seancën dëgjimore, por është përfaqësuar nga avokati i saj.
Mungesa e saj ka sjellë edhe reagimin e ashpër të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili akuzon kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla e cila e shtyu mbledhjen për një javë se po zvarrit çështjen.
“Seancën e kaluar, siç unë e kisha kërkuar duhet të operonim me dëgjesën e zonjës ministre. E thirrët zonjën Xhaçka, ka të drejtën e saj që të përfaqësohet nga një avokat. Kur jepet e drejtat për të dëgjuar përfshihet e drejta për të bërë pyetje. Në mënyrë që të kuptojmë dhe ne nëse kemi të drejtë apo jo. Ju u ngritët ikët dhe kjo nuk iu bën nder. Së pari juve dhe më pas parlamentit. Të ikësh me bisht ndër shalë, nuk është pjesë e rregullores, nuk i shërben të vërtetës. E dëgjova me durim avokatin, por do të doja që t’i bëja disa pyetje. Të fshihesh nuk bëhet shërbim” Alibeaj.
Po ashtu edhe deputeti Gazmend Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit tha se vazhdon të mbrojë Olta Xhaçkën duke e zgjatur këtë proces 2 muaj, ndërkohë që një deputete në shkelje të Kushtetutës qëndron në Parlament.
Diskutime/
Gazmend Bardhi: Ne jemi organ kolegjial dhe vendimet i marrim si organ kolegjial nuk i merr ti për ne. Ju keni dy muaj që e çoni këtë një javë e një javë e një javë ndërkohë që kemi një deputet. Besoj se keni njoftuar zonjën Xhaçka dhe vetë avokatin për këtë seancë. Si ka ardhur pa u njoftuar ai. Është njoftuar nga kryetarja e Kuvendit për seancën e sotme dhe i kishim lënë një javë kohë që nëse kishte parashtrime të në i paraqiste sot.
Lindita Nikolla: Jo nuk na i paraqet dot sot ai. Dhe kushtet nuk i vendos dot ti.
Gazmend Bardhi: Po kush i vendos moj zonjë ti që do të mbrosh Olta Xhaçkën dhe ke dy muaj që e shtyn.
Lindita Nikolla: Jo mbledhjen e konsideroj të mbyllur!
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




