Mané, nuk ka lamtumirë nga Bayern: Asnjë ofertë arabe

Sadio Mané, të paktën për momentin, nuk do t’i thotë lamtumirë Bayern-it. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, e më pas edhe personi në fjalë, për 2sTV. Pas mosmarrëveshjes së brendshme me Sané, u fol për një divorc të mundshëm mes sulmuesit senegalez dhe klubit bavarez, por gjërat tani duket se janë ndryshe.
“Nuk kam dëgjuar për oferta nga Arabia Saudite për të, por ajo që është e sigurt është se ai do të qëndrojë te Bayern”, tha agjenti i tij, Bakary Cisse. “Ai ka nënshkruar për tre sezone. Ka [ërjetuar vetëm një vit deri më tani me bavarezët, ka edhe dy të tjera në kontratën e tij. Pra, po, për momentin ai qëndron në Bavari”.
Mane më pas shpjegoi për 2stv: “Shpresoj se do të vazhdoj këtu te Bayern. I dua sfidat dhe Bayern është një sfidë e madhe. Më takon mua të bëj gjithçka që është e nevojshme për t’i përballuar ato në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




