Manja-opozitës: E ndjeni rezultatin e zgjedhjeve që po vijnë dhe flisni kështu! Noka: Je bërë zëvendës i Elisës

Politikë | 4 vite më parë

Kritikat e opozitës ndaj qeverisë kanë shkaktuar debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputete demokrat Flamur Noka.

Manja tha se këto akuza vijnë si rezultat i frikës së opozitës pasi e di se çfarë rezultati do të marrë në zgjedhjet e ardhshme. Ministri theksoi se tashmë të gjithë e njohin Berishën dhe se ai nuk është më në gjendje as të organizojë protesta.

“Pse nuk e la rrogën e deputetit për atë familje në Bubq? Zona nga vjen Saliu, Malësia e Kukësit, njihet. Të bënte gjest human aty. Saliu nuk i ngre dot më shqiptarët në protesta sepse kanë sy edhe veshë dhe e shohin luksin e Saliut. Ndërsa për ty Flamur rezultati i 2021 është aty, Shqiptarët të votuan edhe ty edhe ne, ne fituam ju jeni copa-copa. Përse nuk u thua banorëve të Kamzës kush i tjetërsoi mijëra tokë publike në liqenin e Paskuqanit. Shkollat në Kamzë po i nënshtrohen në konstruksioni, por ngrihu herët Flamur se ti ngrihesh vonë dhe nuk i sheh shkollat. Tani ne shumë shpejt do të shkojmë në votime, prisni votën. Ju keni filluar me një muzikë për patronazhistët sepse e ndjeni rezultatin e pranverës. Mos i besoni sondazhit që nxjerr Saliu se këtu do të jemi dhe do të na thoni na morët zgjedhjet. Ne detyrën kemi bërë, por mrekullinë, të dytët pas Gjermanisë e kishit ju, këtë e keni thënë ju. Le të afrohet edhe pak fushata dhe do ti themi të gjitha”, tha Manja.

Deputeti Noka nga ana tjetër e konsideroi Manjën si zëdhënës të Elisa Spiropalit, por se fjalët e tyre nuk mund të mbulojnë dot abuzimet e qeverisë.

“Ulsi më vjen keq që je zëvendës i Elisës. Nuk doja të shikoja ashtu. Më vjen sërish keq kur shoh të shprehesh për banorët pa shtëpi për meritë të qeverisë tuaj. Nuk ka asnjë banor që largohet nga toka dhe bagëtia Ulsi. Prej 3 vitesh i keni trajtuar si kafshë e jo si njerëz. Hajde të shkojmë bashkë pas kësaj në Bubq, Kamzë e Durrës. Kam folur me një qytetar nga Dibra, ka 3 vite që fle në plastmas, nuk i dhatë një kontejner. Nuk mbulohet vjedhja juaj me një rrogë që jep Berisha e Noka aty”, tha Noka

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme