Manja: Shqiptarët e burgosur në Britani do mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në Parlament për pr.ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar mbi personat e dënuar. Ai tha se marrëveshja garanton shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ta vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të riintegrohen nga ana sociale dhe do mund të jenë më pranë të afërmve. “Garantojmë që shtetasit shqiptarë që janë dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të kenë një mundësi që në rast se i shërben riintegrimit social, të vijnë e të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të jenë më pranë të afërmve të tyre” tha Manja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




