Maqedonia e V. dorëhiqet ministri i Besës, Thaçi: Kemi 61 deputetë

Situata politike në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë e paqartë. Mediat në Shkup shkruajnë Lëvizja “Besa”, që tashmë i është bashkuar grupimit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka tërhequr anëtarët e saj nga qeveria. Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, bashkë me dy zëvendësministra të tjera dhanë dorëheqjen nga postet e tyre. Tani mbetet e paqartë situata me mazhorancën parlamentare, teksa duket se asnjëra palë nuk formon shumicën.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin për zhdukjen e tij. Në deklaratën e tij, ligjvënësi i Lëvizjes “Besa” thotë ishte strehuar vullnetarisht tek një miku i tij, për t’u mbrojtur nga trysnia e madhe që solli seanca për rrëzimin e qeverisë. Përpara deklaratës në polici, deputeti Rexhepi i bëri thirrje drejtuesve të partisë “Besa” që të mos marrin vendime të nxituara.
Thaçi: Kemi 61 deputetë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare ka 61 deputetë dhe jo 59, siç pretendon opozita.
“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




