Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE, Ministri i jashtëm: Fokusi kryesor, siguria e njerëzve

Rajon | 4 vite më parë

Maqedonia e Veriut ka marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut shkruan se prioritet kryesor do të jetë siguria e njerëzve dhe rivendosjen e prosperitetit.

“Nën moton për njerëzit sot, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e OSBE për Maqedoninë e Veriut duke u fokusuar në terren, gjë që është kritike për të mbështetur dhe fuqizuar më tej njerëzit. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton një investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e  marrëdhënieve komplekse politike midis vendeve, ne do të fokusohemi në uljen e tensioneve, rivendosjen e besimit, prosperitetit dhe sigurisë së përgjithshme të njerëzve”, shprehet ai.

Mandati i  Maqedonisë së Veriut do të jetë një vit, ndërsa kujtojmë se edhe Shqipëria ka kryesuar OSBE-në nga 1 janari i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme