Marco Reus nuk do të rinovojë me Borussia Dortmund

Një flamur është gati të ulet. Sipas “Bild”, Marco Reus nuk do të rinovojë kontratën me Borussia Dortmund. Mesfushori sulmues kishte zgjatur aventurën e e tij me verdhezinjtë edhe për një sezon tjetër 12 muaj më parë, por këtë herë duket qartë se ai nuk do ta mbyllë karrierën në klubin ku u rrit si futbollist.
34 vjeçari Reus është një institucion te Borussia. Ai ka lindur në Dortmund dhe është rritur në skuadrat e të rinjve të verdhezinjve, përpara se të bënte kapërcimin në ekipin e parë në vitin 2012, pasi tregoi vlerat fillimisht me Rot Weiss Ahlen dhe më pas me Borussia Monchengladbach.
Deri më sot ka 410 ndeshje zyrtare me Dortmundin, ku ka shënuar 167 gola dhe ka dhënë 124 asistime. E ardhmja e tij mund të jetë gjithmonë në Bundesligë, me Borussia Monchengladbach që mendon për të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




