Markez rikthehet në garë

Mbarojnë problemet për Marc Marquez. Honda ka zyrtarizuar rikthimin në garë të pilotit spanjoll, që këtë fundjavë në Francë. Marquez është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në dorë, në garën e parë të këtij botërori të Moto Gp, në Portimao, pas aksidentit me Oliveiran. Konsultimet me tre ekipe të ndryshme mjekësore dhanë një opinion pozitiv për shërimin e plotë të kockave të dorës, duke i ndezur dritën e gjelbërt Marquezit për t’u rikthyer në drejtimin e RC213CV.
Në Le Mans Marquez ka një traditë të mirë me tri fitore në klasën e parë, e fundit e arritur në 2019. “Jam i lumtur që jam kthyer në garë – komentoi Marquez, të cilit një ditë më parë, Gjykata e Apelit të FIM, i anuloi penalltinë e marrë gjatë aksidentit në Portimao. “Para së gjithash dua të falënderoj stafin tim mjekësor për profesionalizmin e tyre. Tani jam këtu, më i përqëndruar dhe pa u shqetësuar më për dorën time. Do të jap maksimumin duke filluar nga gara në Lë Man” – ka thënë Marquez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




