Marrëveshja “Ballkani i Hapur”, Ministrja Krifca pret homologun nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Ekonomi | 5 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, priti delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Ministri i Bujqësisë, Ljupcho Nikolovski. Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i ecurisë së deritanishme të marrëveshjes “Open Balkan” për krijimin e tregut unik në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Krifca shprehu edhe njëherë angazhimin maksimal të saj dhe stafit teknik për zbatimin e të gjithë pikave të dakordësuara mes palëve. Sipas ministres Krifca, ky është një proces i vazhdueshëm ku do t’i shërbejë edhe më shumë konsolidimit të tregut të përbashkët mes dy vendeve.

Në anën e tij ministri Nikolovksi shprehu të gjithë vullnetin politik dhe teknik për ta zbatuar pa asnjë pengesë këtë marrëveshje si një mundësi shumë e mirë për intesifikimin e tregtisë mes dy vendeve.

Ecuria e deritanishme e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur me Maqedoninë ka rezultuar e suksesshme në drejtim të eksportit të produkteve bujqësore me anë të njohjes së ndërsjellë të analizave laboratorike duke reduktuar kostot për bizneset shqiptare dhe kohën e qendrimit në pikat e inspektimit kufitar.

Ndihma ndaj biznesit ka ardhur nëpërmjet marrëveshjes së Ballkanit të Hapur edhe me anë të inspektimeve në doganat më të afërta me vendet e destinacionit në Maqedoninë e Veriut duke shkurtuar kohën e pritjes dhe moscënimin e cilësisë e produkteve bujqësore.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme