Marrëveshja me Rusinë, Zelensky: Kemi 10 miliardë dollarë grurë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja e nënshkruar në Stamboll për eksportin e grurit përmbush plotësisht interesat e Ukrainës.

Zelensky shtoi se rreth 20 milionë tonë të korrave të grurit të vitit të kaluar do të eksportohen dhe se kultura e këtij viti, e cila tashmë është duke u korrur, do të jetë gjithashtu në dispozicion për shitje. “Rreth 20 milionë tonë të korrave të grurit të vitit të kaluar do të eksportohen dhe do të jetë në shitje edhe prodhimi i këtij viti, i cili tashmë po korret. Tashmë kemi rreth 10 miliardë dollarë grurë”, tha Zelensky.

Ukraina do të ruajë rrugët e saj të eksportit të grurit të përdorura përpara nënshkrimit të marrëveshjes së Stambollit, të nënshkruar dje, tha Ministri ukrainas i Politikës Bujqësore, Nikolay Solsky.

“Çmimi i sjelljes së grurit ukrainas në portet e Polonisë, shteteve baltike, Rumanisë dhe vendeve të tjera ishte i lartë dhe mbetet i lartë. Por ato rrugë do të mbahen dhe zhvillohen, sepse tani duhet të kemi gjithmonë një alternativë“, tha ai./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme