Marrëveshja për ikonat e trafikuara/ Rama dorëzon një personalisht, Kovaçevski: Të tjerat do i marr vetë në Shqipëri

Politikë | 4 vite më parë

21 ikona të Maqedonisë së Veriut të trafikuara në Shqipëri do të rikthehen më në fund në vendin e tyre të origjinës. Që prej 2013 ikonat dhe artifaktet qëndrojnë të sekuestruara në Tiranë dhe sot falë marrëveshjes së nënshkruar ato do të rikthehen në Maqedoninë e Veriut.

Për të bërë më konkret shembullin ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka sjellë një nga ikonat dhe ia ka dorëzuar personalisht homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mes Ministrive të Kulturës të dy vendeve.

Kovaçevski tha se 20 ikonat e tjera do i marrë vetë në Shqipëri.  

“Ky është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje. Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastireve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme