Marrëveshja për Portin e Durrësit, me 24 nëntor seanca plenare, debati mes pozitës dhe opozitës do të zgjasë 6 orë

Politikë | 4 vite më parë

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare e drejtuar nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, vendosi në mbledhjen e zhvilluar sot që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, të zhvillohet me datë 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

Pozita dhe opozita prej javësh janë përplasur, lidhur me këtë projekt- marrëveshje. Opozita pretendon se kjo është një aferë korruptive e qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa mazhoranca ka deklaruar se akuzat e opozitës synojnë të mbajnë larg investitorët strategjik, që duan të investojnë në Shqipëri.

Po sot mbledhja e kryetarëve vendosi që mocionit me debat për integrimin evropian, të zhvillohet me datë 17 nëntor dhe të zgjasë 4 orë. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022 dhe se zhvillimi i seancave plenare të bëhet në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme