Marrëveshja SHBA-Rusi për të burgosurit/ Ylli i basketbollit shkëmbehet me tregtarin rus të armëve, Biden: Griner është e sigurt

Rusia ka liruar nga paraburgimi yllin e WNBA-së, Brittney Griner. Lirimi i basketbollistes, vjen si marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve mes Griner dhe Viktor Bout. Ky i fundit, është një ish-oficer ushtarak sovjetik që vuan një dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara me akuzat për komplot për të vrarë amerikanë, për të blerë dhe eksportuar raketa anti-ajrore dhe për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste. Moska e kishte dënuar dënimin e tij në vitin 2012 si “të pabazë dhe të njëanshëm”.
Ndërsa Griner, e cila kishte luajtur për vite jashtë sezonit për një ekip rus të basketbollit për femra, u arrestua në shkurt, me akuzën për kontrabandë droge në një aeroport në rajonin e Moskës. Për lirimin e yllit të WNBA-së ka reaguar dhe Presidenti amerikan Joe Biden, i cili bën me dije se Grinner është e sigurt.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



