Martesa mes së njëjtës gjini në Greqi, Kisha Ortodokse njofton “kundërshtim të fuqishëm”

Rajon | 3 vite më parë

Kisha ortodokse greke ka njoftuar zyrtarisht se kundërshton martesën e të njëjtit seks dhe projektligjet që e promovojnë atë. Vendimi doli  pas një takimi të jashtëzakonshëm të Sinodit të Shenjtë të kryesuar nga Kryepeshkopi Hieronymus i Athinës.  “Kisha e Greqisë njeh vetëm sakramentin e shenjtë të martesës së krishterë dhe refuzon martesën civile pavarësisht nga gjinia.

Kisha refuzon martesën civile të ‘çifteve të të njëjtit seks’ për arsyen e mëtejshme se kjo çon në mënyrë të pashmangshme për ‘prindërimin e të njëjtit seks’ nëpërmjet birësimit ose amësisë zëvendësuese.

Ky legjislacion bie ndesh si me antropologjinë e krishterë ashtu edhe me detyrimin e shoqërisë për të garantuar prosperitet dhe edukim të drejtë, si dhe me të drejtën e fëmijëve për praninë dhe kujdesin e babait e të nënës. Për të gjitha këto arsye, Kisha jonë e shenjtë kundërshton me vendosmëri projektligjin e promovuar”, tha zëdhënësi i Sinodit të Shenjtë Ierotheos. 

Përgjigja e Kishës Ortodokse Greke erdhi pasi një projekt-ligj i qeverisë greke mbështet martesën e të njëjtit seks, ndërsa një projekt-ligj i paraqitur nga opozita kërkon gjithashtu njohjen e amësisë surrogate.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme