Masakroi 77 njerëz në 2011, Breivik padit shtetin për izolim “ekstrem” në burg

Vrasësi famëkeq Anders Behring Breivik do të paditë shtetin e Norvegjisë me pretendimin se ka shkelur të drejtat e tij njerëzore, duke u mbajtur në izolim “ekstrem” në burg.
Avokati i tij njoftoi se autori i masakrës me 77 të vrarë në korrik të vitit 2011 ka kërkuar të lirohet me kusht.
Ai po vuan dënimin 21 vjet burg, që është edhe dënimi më i gjatë i njohur nga kodi penal norvegjez, por gjatësia e burgimit mund të ndryshohet në rast se 44-vjeçari Breivik shihet ende si i rrezikshëm.
“Ai po e padit shtetin, sepse ka qenë në një izolim ekstrem për 11 vjet dhe nuk ka kontakte me njerëz të tjerë përveç rojave,” tha të premten avokati Oeystein Storrvik.
“Ai [Breivik] u transferua në një burg të ri vitin e kaluar dhe shpresuam që të kishte kushte më të mira dhe se ai mund të takonte njerëz të tjerë,” shtoi Storrvik.
Në vitin 2017, Breivik e humbi padinë për çështjen e të drejtave të njeriut kundër gjykatës së apelit, kur pretendonte se izolimi i tij në një qeli me tre dhoma ishte çnjerëzor.
Vitin e kaluar, një gjykatë norvegjeze hodhi poshtë po ashtu kërkesën e tij për lirim me kusht, duke thënë se ai ende paraqet rrezik dhune.
Padia e fundit pritet të shqyrtohet vitin e ardhshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




