Mashtroi për të përvetësuar makinën luksoze që kishte marrë me qira në Gjermani, në pranga 39-vjeçari

Aktualitet | 2 vite më parë

Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka tentuar, përmes mashtrimit, të përvetësonte një makinë luksoze tëmarrë me qira. 39-vjeçari, shtats turk i identifikuar si Yucehan Er, banues në Gjermani, ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ja ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi. Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”.  

Policia vuri në pranga edhe Kosovën që mori automjetin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i banesës ku u gjet makina.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme