Materniteti i ri i Beratit, tjetër zotim i mbajtur, kryeministri Rama nxjerr pamjet

Sociale | 5 vite më parë

Në Berat ka marrë jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, materniteti i ri i qarkut, i cili i ka ndryshuar njëherë e mirë faqen e shërbimit ndaj nënave të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky maternitet, i cili sipas tij, është një tjetër zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë. “Mirëmëngjes dhe me maternitetin e ri të Beratit, tjetër zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Nga simbol i harresës në dekada të tëra, ky maternitet është kthyer në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Spitali i ri ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ofron një standard të ri shërbimi në gjnekologji, obstretikë dhe neonatologji.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme