Mattarella pranon dorëheqjen e Draghit, Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella priti sot në mëngjes në Palazzo del Quirinale, Kryeministrin Mario Draghi, i cili pasi raportoi për diskutimin dhe votimin e djeshëm në Senat, përsëriti dorëheqjen e tij.

Presidenti i Republikës e ka pranuar dorëheqjen, ndërsa qeveria mbetet në detyrë për trajtimin e aktualitetit, kështu deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës Ugo Zampetti në një video nga Quirinale.
 
Quirinale bëri të ditur se Mattarella ka thirrur pasditen e sotme kryetarët e Dhomave dhe Senatit, “në zbatim të nenit 88 të Kushtetutës ”, për të komunikuar shpërndarjen e tyre.
 
/rtsh.al/
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme