Matura 2023/ Provimi i informatizuar i Mjekësisë, maturantët nisin punën për përsëritjen e njohurive

Fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar ka dalë në fund të muajit dhjetor dhe maturantët me rezultate të larta që synojnë një nga programet e mjekësisë kanë nisur nga puna për përsëritjen e njohurive dhe zgjidhjen e të gjitha ushtrimeve.
Maturantja e shkolles se mesme “Qemal Stafa“ Kejda Miftari rrëfen se endrra e saj është mjekëesia ndaj një orë në ditë në shtëpi ja kushton vetëm zgjidhjes së pyetjeve të lëndëve bazë të këtij provimi biologji, kimi dhe fizike. Ajo është e ndërgjegjshme që duhet të punojë fort për t’ja arritur qëllimit.
Edhe maturantja, Melani Deska me rezultate të shkëlqyera synon mjekësinë e Përgjithshme. Paralelisht veç punës individuale në shtëpi ajo na sqaron se vijon edhe me konsultime në shkollë me mësuesit e lëndës.
Mësuesja e lëndës së kimisë në gjimnazin “Qemal Stafa“ thotë se puna e indiferencuar me nxënësit që do t’i nënshtrohen provimit të informatizuar ka nisur në fillim të muajit janar.
Veç programit të ditës, paralelisht mësuesit e lëndëve biologji, fizik dhe kimi zhvillojnë konsultime pas orës së mësimit për paqartësitë që kanë hasur maturantët gjatë punës së tyre. Interesi duket i lartë. Vetëm në gjimnazin “Qemal Stafa” janë mbi 17 maturantët që punojnë posaçërisht për këtë program.
Këtë vit në QSHA do të zhvillohet për herë të parë provimi i informatizuar, për të gjithë maturantët që do të konkurojnë për mjekësi. Sipas skemës, provimi do të përmbajë rreth 50 pyetje me 3 nivele vështirësie. Në fund të provimit, maturantët do të informohen për pikët në bazë të përgjigjeve të dhëna. Kjo mënyrë e re e përzgjedhjes së studentëve të mjekësisë nëpërmjet konkursit është përkrahur edhe nga vetë maturantët.
30% të vlerësimit të një maturanti do të zejë testi i automatizuar ndërsa 70% të totalit të pikëve mesatarja e shkollës së mesme.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




