Matura shtetërore, interes nga maturantët për të ndjekur konsultimet

Maturantet janë pushtuar nga ethet e provimeve .Edhe pse kanë mbetur edhe 4 muaj kohë ata ndihen të emocionuar dhe mjaftueshëm të përgatitur për të hedhur hapin vendimtar atë të testimit të njohurive të 12 viteve shkollim.
“3 vite gjimnaz jemi duke i mbyllur dhe normal që kemi emocione”, tha një nxënës.
Mësuesja e matematikës në shkollën “Qemal Stafa“ Marjeta Manja sqaron se interesi për zhvillimin e orëve të konsultimeve është i lartë dhe se ata përgatiten kryesisht mbi ushtrimet e publikuara nga Qendra e Shërbimeve arsimore.
“Përqendrohemi edhe tek ushtrimet me alternativa edhe tek ato me shtjellime, javën e kaluar punuam me modelin test që ka dal nga QSHA”, tha mësuese Marjeta Manja.
Për sa i takon vështirësisë se testit ashtu si ka ndodhur edhe vitet e tjera ai do të jetë i hartuar sipas 3 niveleve. Niveli I fundit do të jetë ai që do të ndaj nxënësit e 9-ës nga të 10-ës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




