Maturanti i “Artë” i “Qemal Stafës”, fiton të drejtën e studimit për inxhinieri ndërtimi

Gjithmonë ka punuar fort për tu renditur tek më të mirët, dhe në fund gjithçka ju shpërblye. Maturanti i shkollës se mesme “Qemal Stafa”, Fatjon Valteri falë mundit, punës, disiplinës e sakrificave ja arriti të klasifikohet tek nxënësit e artë dhe të rezultojë fitues në të 10 degët e studimit për në universitet .
Fatjoni në 12 vite shkollim është vlerësuar me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në olimpiadat e matematikës.
Dashuria për numrat i është kultivuar herët nga i ati e pas puna sistematike e tij ka vulosur gjithçka.
Gjithmonë ka ëndërruar të bëhet një inxhinier ndërtimi ndaj nuk hezitoi të përzgjedhë në listën e 10 programeve të studimit ku rezultoi fitues.
Edhe pse shumë universitete të huaja do të donin një student të tillë, 18-vjeçari ka zgjedhur të studiojë dhe të kontribuojë në Shqipëri.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




