Maxhoranca përgatit ligjin për presidentin

Politikë | 6 vite më parë

Mazhoranca socialiste po përgatit ligjin organik për presidentin e republikës me synimin t’u japi fund ngërçeve artificiale. “Hartimi i një ligji për organizimin dhe funksionimin e institucionit të presidentit të Republikës ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues që i lindte parlamentit, tha për mediat deputeti socialist Adnor Shameti. “Është një ligj organik, që sa kohë bëjmë fjalë për një institucion kushtetues duhet të jetë i tillë, me shumicë të cilësuar. Ky ligj organik ka analizuar dhe elaboruar në detaje të gjithë procedurën që Presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta kushtetuese. Me këtë ligj marrin fund të gjitha ngërçet artificiale, apo problematika artificiale të lindura në vitet e shkuara dhe të mbartura në të ardhmen duke pasur parasysh Kushtetutën” tha deputeti socialist.
Sipas tij ligji nuk kufizon kompetencat e presidentit. “Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave të Presidentit është elaborimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Grupi i punës ka përfunduar draftin e hartimit të ligjit dhe ky draft i dakordësuar do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës, dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale” tha Shameti. Ligji i ri ka 45 nene.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme