Mazhoranca pranon kërkesën e opozitës: Drejtuesi i ERE të flasë në Kuvend për energjinë elektrike

Kërkesa e opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore në Kuvend drejtuesin e ERE për të folur për rritjen e energjisë dhe vendosjen e fashës prej 800 këh është mbështetur edhe nga mazhoranca. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo kërkesë u mor në konsideratë pasi nuk ishte përfshirë Berisha dhe se tashmë deputetët e opozitës duhet të çojnë me shkrim pyetje e tyre për drejtuesin e ERE-s.
“Neni 103 nuk është për debat sepse i referohet për raportimet vjetore. Jemi të gatshëm për debat dhe pse kërkesa juaj bie në kundërshtim me rregulloren. Besoj që propozimi im është të mblidhet sa më parë Konferenca Kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Kërkesat dhe pyetjet të sillen me shkrim ndaj drejtuesit të ERE-s. Kjo është e vetmja mënyrë dhe ERE të sjellë përgjigje. Besoj që në 2 seancat e ardhshme do të zhvillojmë debat. E përshëndes faktin që nuk e keni përfshirë non gratën në kërkesën që keni sjellë dhe ndaj e pranojmë”, tha Balla.
Kërkesa u miratua në unanimitet në Kuvend dhe do të jetë konferenca e kryetarëve që do të përcaktojë datën se kur do të thirret drejtuesi i ERE-s. Kërkesa për seancë dëgjimore u paraqit nga 15 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




