Mbahet në Shkodër konferenca shkencore për kulturën mesjetare arbërore

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë në bashkëpunim me institutin “Ali Hadri” në Prishtinë organizuan ditën e sotme në bibliotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një konferencë shkencore me temë “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”.
Synimi i kësaj konference ishte bashkëpunimi mes studiuesve nga fusha e historisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe shkencave të tjera për të diskutuar dhe analizuar zhvillimet kulturore dhe historike në hapësirat arbërore gjatë mesjetës.
“Zgjodhëm ta mbajmë këtë konferencë në qytetin e Shkodrës për dy arsye kryesore për shkak të së shkuarës së njohur të këtij qyteti si qendër e qytetërimi verior dhe së dyti sepse nga periudha venedikase nga ky qytet kemi trashëguar dy regjistra të rëndësishëm atë të kadastrës dhe atë të koncesioneve”, tha Drejtuesi i Institutit të Historisë Tiranë, Hamit Kaba.
“Qëllimi i organizimit të kësaj konference është që rezultatet e saj të jenë në interes dhe në dobi të historisë tonë në nivelin kombëtar pastaj dhe për të gjithë studentët, studiuesit”, tha Drejtuesja e Instituti të Historisë” Prishtinë, Teuta Shala-Peli.
Pjesëmarrësit ndanë hulumtimet e tyre më të fundit, dhe diskutuan për perspektivat teorike dhe metodologjike, dhe gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit për studime të mëtejshme.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




